MENU
klinika

Një vit sfidë me Covid-19

Manastirliu: Synojmë shtimin e dozave të vaksinave

09.03.2021 - 15:51

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në kuadër të një vjetorit të betejës së bluzave të bardha me pandeminë e Covid 19 , këtë të martë ka qenë në spitalin Covid 1.

Në fjalën e saj Manastirliu ka falënderuar të gjithë bluzat e bardha për punën e tyre të palodhur në përballimin e një sfide të tillë.

Ndër të tjera ajo është shprehur se tashmë jemi një hap më shumë drejt fitores me virusin përmes procesit të vaksinimit.

Manastirliu ka deklaruar se me punën e tyre do të përpiqen që të shtojnë sa më shumë dozat e vaksinës anti Covid për vendin.

“Ajo që është për tu nxjerr në pah në këtë vit beteje është kurajo juaj dhe fakti që ju nuk u frikësuat asnjëherë. Unë përulem për të gjithë punën tuaj. Tashmë që drita është me e dukshme në fund të tunelit, me vaksinën, brenda kësaj jave në vendin tonë mbaron vaksinimi i bluzave të bardha dhe kjo është një hap në këtë betejë, por sërish kemi shumë punë për të bërë. Deri më tani janë bërë 20 mijë vaksinime. Presim të hënën dozat e tjera të Pfizer për të vijuar me vaksinimin e grupeve prioritare. Ndërkohë jemi në bisedime me Covax për 14 400 dozat e vaksinave AstraZeneca dhe vijojmë të jemi në kontakt për të rritur sërish dozën e vaksinave anti Covid”, ka thënë Manastirliu. e.su.