MENU
klinika

"Kjo vlerësohet ditë pas dite..."

Manastirliu tregon sa është përqindja e mësuesve që kanë refuzuar…”

17.03.2021 - 12:08

Nga qyteti i Fierit ku ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se përqindja e atyre që kanë refuzuar vaksinën është i ulët.

Gjatë një prononcimi për mediat, Manastirliu sqaroi shifra nuk është alarmanete.

Ajo u shpreh se të gjithë mësuesve përpara vaksinimit i bëhet një vlerësim paraprak i gjendjes shëndetësore.

“Kjo vlerësohet ditë pas ditë, nuk ka patur një përqindje që të na alarmojë pasi bëhet një epikrizë dhe vlerësim i mësuesve paraprakisht para se të kryejnë vaksinën. Pra shihet gjendja shëndetësore, si është gjendja e mësuesit që duhet të bëjë vaksinën, jepet rekomandimi nga mjeku përkatës nëse klasifikohet për të bërë vaksinën, nëse heziton ta bëjë vaksinën dhe do ta bëjë në një moment të dytë, thjesht përshkruan në formular arsyen dhe më pas rivlerësohet në një moment të dytë. Vaksina nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme për tu bërë pasi shpëton jetë”, sqaron Ogerta Manastirliu.

Ministrja bëri të ditur se deri tani janë vaksinuar 2664 mësues.

“Procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur. Janë vaksinuar 2664 mësues deri dje. Ndërkohe që sot vijon të vaksinohen në gjithë Shqipërinë. Janë më shumë 45 shkolla që janë aktivizuar në këtë proces”, thotë ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Deri tani, asnjë efekt anësor në vend nga Astrazeneca”

Rama-Manastirliu: Presim rekomandimet e EMA dhe OBSH