MENU
klinika

FA Cup

Manchester City siguron gjysmëfinalen

20.03.2021 - 20:29

Manchester City po vijon me sezonin shumë të mirë. Pasi është shkëputur në krye të Premier League, kaluar në cerekfinale të Champions, siguruar finalen e Kupës së Ligës, tashmë ekipi i Guardiolas kalon edhe në gjysmëfinale të FA Cup.

Sitisenz fituan 2-0 në transfertën e vështirë të Liverpool, teksa mposhtën Everton. Miqtë i gjetën golat në fundin e takimit. Fillimisht ishte turku Gundogan që shënoi në minutën e 94-t.

Goditjen përfundimtare Evertonit do t’ia jepte De Bruyne në minutën e 90-të. Everton tashmë do të përpiqet të shpëtojë sezonin në kampionat, ndërsa City lufton për 4 trofe. Të shohim sesa do të marrë, ku titulli në Premier League duket më i mundshmi.