MENU
klinika

Ligue 1, Java 30

Mbappe dy gola, PSG mposht Lyon dhe merr kreun

21.03.2021 - 23:13

PSG merr vendin e parë në Ligue 1 pas fitores 2-4 në fushën e Lyon. Kampionët në fuqi shfrytëzuan në maksimum humbjen befasuese të Lille ndaj Nimes dhe u ngjitën në vendin e parë falë fitores ndaj Lyon.

Lyon ishte i pafuqishëm dhe tregoi limite përballë ekipit të Pochettinos, që edhe një herë iu fal heroit Kylian Mbappe. Pikërisht ky i fundit shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 32’ Danilo dyshoi 0-2.

Pjesa e dytë nisi përsëri me gol, ku ishte Angel Di Maria që shkundi rrjetën. Pas argjentinasit ishte përsëri Mbappe, që turpëroi Lyonin me shifrat që shënonin 0-4. Lyon reagoi me anë të Slimani dhe Cornet, por vetëm kaq.

Gjithçka u mbyll 2-4, me PSG që ngjitet në vendin e parë me 63 pikë, njësoj sa Lille, me të cilët luan javën e ardhshme. Lyon nga ana tjetër mbetet në vendin e tretë me 60 pikë.