25.03.2021 - 16:00
Kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza 192.000 dozat e vaksinës kineze “Sinovac”. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi është që 500 mijë qytetarë të jenë vaksinuar brenda qershorit.
“O ia dalim, o ia dalim
Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim
Aeroporti Nënë Tereza – Arrinë në Tiranë 192.000 dozat e para “Sinovac”, për të vazhduar menjëherë dhe pa u ndalur me vaksinimin masiv
Objektivi: 1/2 milionë qytetarë të vaksinuar brenda qershorit’, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije më herët se Shqipëria ka siguruar 1 milion vaksina kineze.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Mos e dyshoni kurrë që…"