MENU
klinika

Trajneri portugez

Mbushet kupa, Mourinho drejt shkarkimit nga Tottenham

20.03.2021 - 19:35

Sezonin e shkuar bëri të pamundurën për ta futur Tottenham në Champions, por nuk ia doli, teksa siguroi vetëm Europa League. Në sezonin aktual Jose Mourinho e ngjiti për disa javë në vendin e parë në Premier League.

Kur dukej se trajneri portugez po bënte më të mirën, erdhi rrëshkitja. Tani vend i tetë në kampionat, i eliminuar nga kupa dhe Europa League. Mourinho ka përfunduar në qendër të kritikave të mediave britanike dhe nëse Tottenham nuk futet në Europë, shkarkimi duket i pashmangshëm.

Nuk quhet më “The Special One”, por “The Silent One”. Tekniku portugez është njëri prej trajnerëve që mbron gjithmonë futbollistët e tij, por pas ndeshjes me kroatët drejtoi gishtin e akuzës ndaj tyre, duke thënë se nuk e kishin dëgjuar, si për të konfirmuar se një pjesë e mirë e senatorëve nuk po e ndjekin më.

Bossi i Tottenham, Daniel Levy po merr në konsideratë shkarkimin e trajnerit portugez, megjithatë kjo nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë, pasi kontrata e Mourinhos është e majme në shifra dhe skadon vetëm në verën e 2023-it.

Ndërkohë në Londër mediat kanë nxjerrë edhe emrat e parë të trajnerëve që mund të ulen në pankinën e Tottenham në rast shkarkimi të Mourinhos dhe ata janë Brendan Rodgers që drejton Leicester dhe Julen Nagelsmann, që aktualisht është në stolin e Leipzig.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN