MENU
klinika

Këshilli i Ministrave merr vendimin

Më 18 prill nis fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit

26.03.2021 - 17:51

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e zonës doganore për aeroportin e Kukësit, i cili do të nisë uturimin e parë më datë 18 Prill.

Në vendim thuhet se shtrirja e zonës doganore është një sipërfaqe prej 781 682 m2 sipas planit të vendosjes. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Këshilli i Ministrave vendosi:

Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për të gjithë ata që më kanë përqeshur”

Aeroporti i Kukësit, Rama: Fluturim falas për…