MENU
klinika

Kreu i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës telefonatë me Edi Ramën

Covid-19/ “Më konfirmoi sigurimin e 500 dozave”

19.03.2021 - 09:00

ocid-19/ Kreu i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama për vaksinimin në Kukës. Syla thotë se Rama i ka konfirmuar se ka siguruar vaksinat e para për punonjësit shëndetësor të Kosovës.

Ai zbulon se do të jenë 500 doza, ndërsa transporton deri në Kukës të punonjësve shëndetësore të Kosovës do e organizojë FSSH.

STATUSI NGA BLERIM SYLA

NJOFTIM PËR PUNËTORET SHËNDETSOR
Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19. Poashtu nesër Unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësis se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë).
Te nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta faleminderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilet do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjosa Osmani në vijë me Kurtin për dialogun

“Nuk do të jetë prioritet numër një i Qeverisë”

Flet mjeku gjerman: Ja e vetmja gjë që duhet të bëjmë!

A mund të jetë vala e dytë më e keqe se e para?


“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën

“Vuçiç e quajti ‘mik të madh’ të Serbisë”

REL: Synimi i Presidenti Xi Jingping në Beograd

Kurti: Lehtëson problemet me të cilat përballen qytetarët

Kosova merr vendim për pajisjen e serbëve me patentë “RKS”

BE 'lëshon dorën'/ Për Kosovën dhe Serbinë parakushte

Vendimi për planin miliardësh në mbështetje të Ballkanit