MENU
klinika

Trajneri vë veton

Mes Koeman dhe Messit mund të vijë krisja e parë

30.03.2021 - 15:16

Të gjithë e mbajnë mend mërzitjen e Lionel Messit kur nga Barcelona u largua Luis Suarez. Asokohe trajneri holandez Ronald Koeman deklaroi se nuk ishte vendim i tij, por i klubit blaugrane. Marrëdhëniet mes tij e Messit u stabilizuan me kalimin e kohës.

Së fundmi, njoftimi i Manchester City për fundin e aventurës së Agüero ka bërë bujë në skuadrat e mëdha të Europës, mes tyre edhe te Barcelona. Sulmuesi argjentinas është i lirë në fund të sezonit dhe do të ndryshojë kurs, megjithëse ka pak mundësi që ai destinacion të jetë Barça.

Ronald Koeman mban të njëjtin pozicion si në javët e mëparshme, edhe tashmë ka përjashtuar angazhimin e tij. Trajneri holandez preferon të afrojë Depay, i cili gjithashtu e përfundon kontratën me Lyon në qershor, para Agüeros.

Trajneri beson se holandezi do të përshtatej shumë më mirë me sistemin e tij të lojës dhe gjithashtu mund të luante në pozicione të ndryshme, ndërsa Agüero do ta bënte këtë vetëm në majën e sulmit. Një pikë tjetër që Koeman e konsideron të rëndësishme është roli me të cilin ai do të mbërrinte në dhomën e zhveshjes.

Holandezi beson se Depay do t’i përshtatej rolit të zëvendësuesit më mirë se Agüero dhe e ka transmetuar këtë qasje në klub. Ardhja e Depay ose Agüero është plotësisht e pavarur nga përpjekja e nënshkrimit me Haaland. Sulmuesi norvegjez është zgjedhur të jetë qendra sulmuese e Barçës, ndërsa Depay ose Agüero do të shihen si zëvendësues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN