MENU
klinika

Po shkruan historinë e futbollit

Messi me plot rekorde, disa nuk mund thyhen

22.03.2021 - 14:32

Nga ndeshja në ndeshje Lionel Messi po shkruan historinë e futbollit, Së fundmi ai u vu në krye të listës së lojtarëve me më shumë ndeshje te Barcelona, në të gjitha kohërat, përpos dy golave që shënoi mbrëmë.

Pak më pak se një javë pasi u barazua me legjendën tjetër blaugrana, Xavi Hernandez, kundër Huesca, argjentinasi e mori mbrëmë rekordin e plotë. Ndeshja kundër Real Sociedad ishte e 768-ta për katalanasit.

Nëse Messi nuk nënshkruan një marrëveshje të re gjatë verës, karriera e tij në Barcelonë do të mbyllet, por kapiteni do të largohet me një seri rekordesh, që nuk mund të sfidohen kurrë. Nga 767 ndeshjet e mëparshme, rekordi i Messit përkthehet në 536 fitore, 140 barazime dhe 91 humbje.

Çuditërisht, ai ka luajtur më shumë ndeshje në La Liga se çdokush tjetër. Ajo kundër Real Sociedad e çon numrin e përgjithshëm të paraqitjeve të tij në La Liga në 511; me 149 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 79 ndeshje në Kupën e Mbretit, 20 ndeshje në Superkupën e Spanjës, 5 ndeshje në Botërorin për Klube dhe 4 ndeshje në Superkupën e Europës.

Messi, i cili bëri debutimin e tij për blaugranat më 2005, qëndron mbi të gjithë lojtarët e Barçës për sa iu përket golave të shënuar, pasi ka 661 “rrjeta” në emrin e tij; goxha larg Cesar Rodriguez të vendit të dytë (429 gola).

Si për golat dhe ndeshjet, nuk është për t’u habitur që Messi kryeson listën e lojtarëve që kanë fituar më shumë trofe me klubin katalanas. Ai ka 34 trofe në emër të tij, me Barcelonën që bën presion për ta rritur numrin me titullin në La Liga dhe timin e Kupës së Mbretit, këtë sezon. Xavi dhe Messi kishin lidhje të ngushtë gjatë viteve të lavdisë, që panë Barçën të tonte tituj të Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s.

Messi është 6 herë fitues i “Topit të Artë”, teksa Xavi e vlerëson atë më lartë se këdo tjetër në futboll: “Ronaldinho është në nivelin më të mirë, mbase ajo që i mungonte ishte qëndrueshmëria. Ndoshta i mungonte qëndrueshmëria për të qenë në kulmin e tij.  Për mua, vetëm Messi është mbi Ronaldinho, për shkak të qëndrueshmërisë së viteve të fundit. Messi është më i miri në histori”.

Messi nuk njihet për fjalime të gjata para mediave, por ajo që tha për Xavi kurorëzon talentin e futbollit spanjoll: “Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit spanjoll”. Elozhe nga të dy yjet e futbollit botëror. Nëse Messi do të fitonte Botëror me Argjentinën, padyshim që do të cilësohej më i miri i gjithë historisë së futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN