Nismën e tij, e cila dublon institucionet që merren me denoncimin dhe hetimet për krimet zgjedhore, Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur nga Durrësi. AI po zhvillon një konferencë për shtyp me gazetarët nga qyteti i Durrësit, ku vuri theksin në ndalimin e blerjes së votës. Meta tha se në faqen e presidencës është hapur një adresë, ku qytetarët mund të denoncojnë krimet zgjedhore. ai u bëri thirrje qytetarëve që të dënoncojnë çdo gjë që kërkon të minojë zgjedhësit dhe votën.
Ilir Meta ka thënë se dritarja ‘denonco krimin zgjedhor’ e cila shfaqet në faqen e Presidentit të Republikës është e hapur për këdo që të denoncojë me prova.
Presidenti Ilir Meta tha nga Durrësi se pas 25 prillit qeveria duhet të ketë frikë nga populli. Meta tha se presidenca është e hapur të bashkëpunojë me subjektet garuese për çdo fenomen negativ të hetohet brenda një afati sa më të shpejtë.
‘Kush do të që tenton që të prekë votën e lirë do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm spektakolar, siç e meriton, pasi është armik i shqiptarëve. Vjedhja e votës na ka bërë që të jemi mbrapa dhe të mbetemi peng i çeljes së negociatave. Pas 25 prillit të kenë frikë qeveria nga populli. Presidenti është i hapur dhe i vendosur që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet garuese me institucionet përgjegjëse dhe të gjithë ato që janë të interesuar që kanë mbarëvjatje, pasi çdo fenomen negativ të hetohet brenda një afati sa më të shpejt. Jam i palëkundur se ne të gjithë bashkë do të mund të hapim një faqe të re që do të vijën për 100 vite në Shqipëri. Dy gjera nuk mund të preken vota e lirë e barabartë dhe kushtetuta. Në këtë nisëm duam të shpëtojmë të ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe të ardhmen e saj drejt BE-së.’- tha Meta.