MENU
klinika

Serie A, Java 27

Milan mposhtet nga Napoli, rrezikon vendin e dytë

14.03.2021 - 22:44

Milan ka humbur në shtëpi dhe tashmë rrezikon seriozisht edhe vendin e dytë. Ishte Napoli që fitoi 1-0, duke u ngjitur në vendin e pestë dhe parakaluar Romën, me të cilën do të ndeshet javës tjetër.

Napoli ka gjetur avantazhin ndaj Milanit sapo ka nisur pjesa e dytë duke zhbllokuar ndeshjen e bllokuar në “San Siro”. Një kundërzbritje e bukur e axurrëve ka sjellë golin e Politano në diagonale.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund, me të dyja skuadrat që u përpoqën shumë për të shënuar, Milan për të barazuar e Napoli për të vrarë me gol të dytë, por nuk më pati më gol. Të kaltrit marrin 3 pikë me shumë vlerë në “San Siro”.

Ndërsa Rebic, i futur në mesin e pjesës së dytë, ndëshkohet me të kuq në 92’. Milani e mbylli me 10 vetë, por humb edhe një titullar për ndeshjen e radhës. Elseid Hysaj u aktivizua titullar për 90 minuta të plota, duke bërë një ndeshje pozitive.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit