MENU
klinika

Serie A, Java 28

Milan vuan në Firenze, por merr tri pikët

21.03.2021 - 20:02

Milan ka vuajtur jo pak ndaj Fiorentinës në transfertë për të marrë tri pikë. Kuqezinjtë fituan 3-2, ku në fushë ishte edhe Ibrahimovic, protagonist i një goli. Milan ngushton diferencën me Inter, por zikaltrit ende nuk e kanë luajtur ndeshjen me Sassuolon.

E pa veten në avantazh, pastaj në disavantazh por në fund e përmbysi gjithçka dhe vendosi goli i Hakan Calhanoglu. Milani rigjen veten, lojën dhe golat, duke shënuar 3 në Firenze dhe marrë 3 pikë me shumë vlera edhe në kuadër të zonës Champions League.

Skuadra e Piolit vinte pas eliminimit nga Europa League dhe Manchester United, por pas pak minutash gjeti golin e avantazhit me Ibrahimovic. Megjithatë, Pulgar barazoi në goditje dënimi ndërsa Pezzella iu afrua rrjetës me thembër (shtylla e ndali)…

I pafat edhe Ibrahimovic i ndaluar nga tranversa në pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi me gol të Ribery dhe atëherë kur u duk sikur “Djalli” ra moralisht, gjeti forcën dhe reagoi duke barazuar me Diaz dhe shënuar me Calhanoglu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN