MENU
klinika

‘’Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës’’

Ministri i Shëndetësisë, Zemaj i përgjigjet Ramës: Kemi planin…

13.03.2021 - 17:13

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka folur për thirrjen e Ramës që stafi shëndetësor i tyre të vaksinohet në Kukës.

Zemaj thotë se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet.

Nga kjo përgjigje nuk kuptohet nëse Kosova do të pranojë ose jo thirrjen e Ramës, duke ditur që ende aty s’ka ardhur as doza e parë e vaksinës ndaj COVID-19.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN