Partia Socialiste ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
Në listë janë vënë re disa mungesa të figurave të vjetra të PS, ndërkohë që ka patur edhe shumë prurje të reja dhe konfirmime të listave të vitit 2017.
Përjashtimi nga listat i Ditmir Bushatit, Adnor Shametit apo Elona Gjebreas ishte një surprizë, por befasia më e madhe ishte moskandidimi i njërit prej figurave më të vjetra të PS, Anastas Angjelit.
Ish-ministri Sandër Lleshi dhe ministrja Elva Margariti nuk do të jenë pjesë e listave të kandidatëve, edhe pse për Lleshajn pritej një vendim i tillë, ndërkohë që mungesë në lista janë edhe të larguarit nga politika, Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Sadri Abazi, Sadri Vorpsi dhe Eglantina Gjermeni.