MENU
klinika

Serie A, Java 28

Napoli kalon rivalin direkt, dy pikë larg Champions

21.03.2021 - 22:45

Napoli ka triumfuar në përballjen direkte për zonën Champions League, duke fituar 2-0 në “Olimpico” ndaj Romës. Një sukses që vlen më shumë se tri pikë dhe tashmë të kaltrit janë vetëm 2 pikë larg Atalantës së vendit të katërt.

Napoli ka kaluar në avantazh për 0-1 në minutën e 28’. Ka qenë Dries Mertens autor i golit. Belgu ka shënuar pas një ekzekutimi perfekt të goditjes së dënimit, duke mposhtur portierin Pau Lopez.

Pa kaluar as 7 minuta loja, Napoli ka dyfishuar. Goli i 0-2 për napolitanët u shënua përsëri nga Mertens pas një aksioni magjik. Ky gol ishte historik për sulmuesin, që u bë i pari lojtar belg që arrin kuotën e 100 golave në Serie A.

Pjesa e dytë nuk pati më gola. Elseid Hysaj fiton derbin me Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Napolit u aktivizua sërish titullar nga Gattuso dhe luajti për 90 minuta të plota, ndërsa Kumbulla u fut në lojë në minutën e 83-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN