MENU
klinika

Pritet të largohen nga Lazio

Napoli me strategji, “sulm” për dyshen Tare-Inzaghi

31.03.2021 - 17:03

Duket se pas 12 viteve Igli Tare do të largohet nga Lazio, madje me vete mund të marrë edhe trajnerin Simone Inzaghi. Dyshja drejtuese, njëri në rolin e drejtorit, tjetrit në atë të trajnerit, e kanë mbajtur Lazion në nivele të larta, madje sezonin e kaluar ishte në luftë për titull.

Këtë e kanë vënë re edhe te Napoli, teksa këta të fundit me në krye presidentin Aurelio De Laurentis, do të kërkojnë të bëjnë një revolucion në menaxhimin e skuadrës dhe klubit. Kështu, De Laurentis po pret të mbyllet ky sezon për t’i dhënë duart trajnerit Gattuso, e për të kërkuar në stol Inzaghin, e në rolin e drejtorit sportiv Igli Taren.

Drejtori shqiptar ka pasur shpeshherë oferta, madje edhe nga Milani, por i ka qëndruar besnik presidentit Lotito. Por, në këtë sezon dyshja ka pasur disa debate dhe tashmë mbetet për t’u parë e ardhmja e Tares, i cili duket më i hapur për të provuar një eksperiencë të re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN