MENU
klinika

"Shkak pakënaqësitë që janë krijuar..."

Nazarko: 2 ditët e ferrit për Bashën

09.03.2021 - 20:46

Analisti Mentor Nazarko thotë se dy ditët e fundit për Lulzim Bashën kanë qenë ditë ferri:

“Basha i ka patur dy ditët e fundit, dje supozoj edhe sot, ditë ferri, për shkak të pakënaqësive që janë krijuar nga përjashtimi i atyre që konsiderohen si njerëz me kontribute, që i kanë dëshmuar luajalitet dhe devotshmëri gjatë periudhës së kësaj opozite, që kanë treguar cilësi dhe nuk e di të them se cilat kanë qenë arsyet që kanë dominuar, a ka demokraci në këto përzgjedhje apo jo.”

Nazarko shtoi se gjithë situata e krijuar te PD është shumë e kuptueshme dhe e shpjegueshme:

“Z. Basha ka bërë një zgjidhje që është e tija, edhe ai në njëfarë mënyre rrezikon shumë në këto zgjedhje, militantët apo strukturat, apo elektorati presin prej tij që ta çojë PD-n një fitore elektorale, gjithë kjo situatë rreth tij është e kuptueshme dhe e shpjegueshme.”

Më tej Nazarko dha edhe vërejtjet e tij për Bashën, duke thënë se ai duhet të kishte përdorur modelin “Berisha”:

“Kam vërejtje, se Basha duhet të kishte përdorur modelin “Berisha” për t’i dhënë kohë vetes për të afirmuar të paktën një grup figurash të reja dhe ai nuk e ka bërë këtë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Largimi i z.Kalo, goditje për Komitetin e Ekspertëve"

Kandidimi i Najada Çomos për PS, Nazarko: Rama do të freskojë ekipin qeverisë