MENU
klinika

"Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie"

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama njofton ndalimin e aktiviteteve elektorale të PS

29.03.2021 - 08:35

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së deputetit socialist Bashkim Fino. Në një postim në facebook, kreu i qeverisë ka njoftuar se aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste do të ndalen.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Bashkim Fno u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit, duke mos fituar dot betejën me koronavirusin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin