26.03.2021 - 09:43
Një ngjarje e rëndë dhe tepër misterioze ka ndodhur sot në mbrëmje në Korçë. Edmond Jonuzaj, 41 vjeç dhe i dënuar me 12 vite burg në Drenovë, ka ndërruar jetë.
Ai po vuante dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, ku i kishin mbetur edhe katër vite për të bërë.Mbrëmjen e sotme Jonuzaj është ndjerë keq dhe është nisur për në spital. Pas mbërritjes atje, mësohet se ai ka ndërruar jetë.
Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes dhe mendohet se ekspertiza mjeko-ligjore do tregojë shkakun e vdekjes.