MENU
klinika

Rama sheh nga afër transformimin e Thumanës

“Në vjeshtë, të gjithë do të hynë në shtëpitë e reja”

15.03.2021 - 12:58

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër transformimin që po bëhet në Thumanë me ndërtimin e pallateve të reja dhe shtëpive individuale për ata që u prekën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Të gjithë do të rikthehen në shtëpitë e reja në vjeshtën e këtij viti, ndërsa edhe shkolla është bërë gati për të pritur studentët.

“Do mbjellim pemë të madhe atje sipër që të jetë pema e rilindjes së Thumanës. Bukuria e këtyre është që kanë hapësira të përbashkëta dhe kanë ajër midis banesave, pallateve e godinave. Kjo është fantastike”, thotë Rama teksa sheh transformimin e Thumanës.