MENU
klinika

Premier League, Java 29

Nga 3-0, në 3-3, ndeshje e “çmendur” në Londër

21.03.2021 - 18:22

Një ndeshje e çmendur është luajtur pasditen e sotme mes West Ham dhe Arsenal, që ka përfunduar në barazim 3-3. Një barazim që më së shumti ka lënë të pakënaqur ekipin vendas, që udhëhiqte 3-0 deri në minutën e 32’.

Lingard dhe Bowen shënuan njëri pas tjetrit në minutat 15’ dhe 17’, duke shtangur Arsenalin. Në të 32-tën ishte Soucek që devijoi topin në rrjetë, duke e bërë ndeshjen thuajse të mbyllur me rezultatin 3-0.

Gjithsesi, Arsenal nuk u dorëzua dhe në të 38’ reagoi me anë të Lacazette, që u ndihmua edhe nga një devijim i Soucek. Pjesa e dytë ishte dominim total i miqve, që shënuan në të 61-n falë një autogoli të Daëson, ndërsa në fund Lacazette barazoi në 3-3.

Sfidë vërtet e çmendur, që lë West Hamin në vendin e pestë me 49 pikë, ndërsa Arsenal me 42 pikë në vendin e nëntë. Premier League e hapur për të gjitha vendet në zonën europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN