MENU
klinika

“Fitojnë mijëra euro nga teknologjia”

Peleshi: Më vjen mirë që u bënë meme me të rinjtë korçarë

27.03.2021 - 10:15

Kreu i fushatës së Korçës për PS Niko Peleshi iu rikthye edhe njëherë temës së të rinjve korçarë që nëpërmjet internetit arrijnë të fitojnë me mijëra euro në tregun e hapur global.

Madje vetë Peleshi tha se i erdhi mirë që kjo gjë u bë “meme” në rrjetet sociale, sepse lajmi se të rinjtë korcarë janë të talentuar u përhap më shpejtë. Deklaratat shefi i socilaistëve të Korçës i bëri në emisionin “Konak” në televizionin lokal të Pogradecit në bisedë me gazetarin Tonin Frroku.

“Rruga e vetme është teknologjia, sepse nuk kërkon porte, aeroporte, autostrada. I ka të gjitha digjitale. Mjafton të kesh një wifi dhe ti i ke të lidhur.

Kemi mbi 300 të rinj të trajnuar mbi 100 që janë aktivë. E ka thënë kryeminstri, ishte një shock për shumë, u bë objekt memesh në internet, aq më mirë se u përhap lajmi më shpejt, kur tha kryeministri atë që dëgjoi këtu në Korçë në fakt, që ka të rinj që fitojnë mijëra euro në muaj përmes internetit. Është e vërtetë.

Kemi të rinj që kanë lënë punën shtetërore se fitojnë më tepër, por kanë hapur kompani me 10-15 të rinj të tjerë dhe punojnë në vende që s’ta pret mendja. Këtu në Korcë sin ë gjithë shqipërinë gjen njerëz të heshtur, heronj të heshtur sa nuk ta pret mendja. Kemi të rinj që punojnë për gjithë botën, që nga Australia, Japonia Spanja, gjermania etj, apo biznese klasike, si a-camineti, është një kompani që prodhon oxhaqe. Një sipërmarrje që eksporton në 36 vende të botës. E imagjonon, transportohen në Ukrainë, Turqi, Gjermani dhe mandej. Detyra jonë është ti marrim si modele dhe ti shtojmë. Kjo është sfida jonë e vërtetë. E kaluam stacionin e parë, jemi në një stacion që ka përpara një segment rruge më të vështirë”, tha Peleshi në emisionin “Konak” me gazetarin Tonin Frroku.