MENU
klinika

"Sony Awards 2021"

Një çast. Një grimcë. Një univers!

21.03.2021 - 14:28

       Konkursi i fotografisë i “Sony World Photography Awards 2021” shpall fotografitë më të mira në disa kategori si: udhëtimet, arkitektura dhe fotografia në rrugë./Konica.al

Fotografi vietnamez Khanh Phan, fitoi kategorinë e udhëtimit për imazhin e tharjes së peshkut, në tregun e peshkut Long Hai në Ba Ria Vung Tau, Vietnam.

Ndërkaq, fotografi spanjoll Juan López Ruiz fitoi kategorinë e peizazhitm, për shkrepjen e rrufeve mbi një fushë livandoje, me një pemë të vetmuar në qendër.

Fotografi gjerman Klaus Lenzen, fitoi kategorinë e arkitekturës për imazhin e tij, që shfaqte një grup shkallësh në hotelin “Hyatt” në Dusseldorf, që duken sikur po qëndrojnë në hapësirë.

Dilek Uyar, nga Turqia, u shpall fituesi i kategorisë së fotografisë në rrugë për një foto të një punëtori bashkie në Ankara, Turqi, duke dezinfektuar stacionin e trenit.

Më shumë se 100 fotografë u përzgjodhën në konkurs, krahas fituesve të kategorisë. Punët e përzgjedhura do të paraqiten në një ekspozitë virtuale në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Fotografisë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit