Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë në Turqi, ku do të takohet me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
“News 24” raporton se kreu i qeverisë pritet të finalizojë marrëveshjen për vaksinat anti-Covid.
Raportohet se Rama do të zhvillojë takime zyrtare me kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, për finalizimin e marrëveshjes për furnizimin e Shqipërisë me vaksina ruse.
Lëvizja e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi Aktin Normativ, që u hap dritën e gjelbër vaksinave ruse dhe kineze.
Vizita vjen një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Shqipëri. Partia Socialiste do të hapë nesër zyrtarisht fushatën, ku mitingu i parë do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin “Skënderbej”.
Me pas takimet do te vazhdojnë në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.