MENU
klinika

Von der Leyen e pranon: Ka një presion të madh...

“Nuk mund t’i ndajmë vaksinat me vendet e varfra!”

21.03.2021 - 18:12

Pavarësisht premtimeve të mëhershme, kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen thotë tani se blloku nuk mund t’i dhurojë vaksina koronavirusi vendeve më të varfra në mesin e vështirësive të shfaqura në furnizimin me vaksina.

Një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, sipas Von der Leyen, derisa brenda BE-së të ketë një situatë më të mirë prodhimi.

Ursula von der Leyen: Ka një presion të madh mbi vendet anëtare për t`i mbajtur vaksinat për vete. Ne do të mbështesim iniciativën e OBSH-së për shpërndarjen tek vendet në zhvillim. BE-ja ka investuar 2.2 miliardë euro për këtë iniciativë. Covax deri tani ka dorëzuar 30 milionë doza vaksinash në 52 vende.

Prodhuesit europianë të vaksinave kanë dërguar 44 milionë doza vaksinash në 33 vende të ndryshme që prej fillimit të shkurtit, çka sipas Von Der Leyen e bën bllokun njërin prej eksportuesve më të mëdhenj të tyre në botë.

“Unë nuk mund ti shpjegoj qytetarëve europianë përse ne po eksportojmë miliona doza vaksinash ne disa vende që prodhojnë vaksina edhe vetë, e ndërkohë neve nuk ka sjellin mbrapsht asgjë”, u shpreh ajo. Shefja e Komisionit Europian kërcënoi ti pezullojë eksportet e vaksinës së AstraZenecas nëse blloku nuk i merr i pari furnizimet e premtuara prej saj.

“Mesazhi ynë është i qartë”, tha Von der Leyen, “AstraZeneca duhet të respektojë kontratën me Europën përpara se të nisë të dërgojë vaksina në vende të tjera!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN