25.03.2021 - 17:29
Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Siç shihet edhe në video, në shesh janë mbledhur mbështetës të shumtë të PD, të cilët po ndjekin nga afër çeljen e fushatës së PD.
Gjithashtu, në sheshin “Nënë Tereza” janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ.