MENU
klinika

Volejboll

Partizani bën “bis”, marrin kupën edhe meshkujt

14.03.2021 - 21:12

Pas ekipit të femrave, edhe ekipi i Partizanit në volejboll për meshkuj është shpallur sot në mbrëmje fitues i Kupës së Shqipërisë, pas fitores 3-2 në finale ndaj Erzenit, takim i luajtur në “Feti Borova”.

Ishte Partizani ai që fitoi setin e parë 25-23, një set me ekuilibër dhe me rivalitet. Gjithsesi, shijakasit nuk dorëzohen dhe komandojnë lojën në setin e dytë, të cilin e fitojnë 25-18, duke sjellë barazimin e parë me sete, 1-1.

Me këtë ritëm, skuadra e Erzeni luan e fiton edhe setin e tretë 25-23, duke përmbysur shifrat. Por ndeshja nuk ka përfunduar, pasi këtë herë janë të “kuqtë” ata që komandojnë lojën e tojnë 25-19 setin e katërt, duke barazuar shifrat e seteve 2-2.

Seti final nis mirë për shijakasit, por pas pushimit teknik të ekipit të “kuq” vjen përmbysja dhe Partizani merr frenat e lojës në dorë, duke tuar 15-10 dhe krejt takimin 3-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN