MENU
klinika

për të ndaluar një përplasje të mundshme midis PD dhe PS

PD mbyll takimin elektoral, policia kordon për të parandaluar hyrjet në Sheshin…

25.03.2021 - 20:08

Policia ka formuar një kordon tek Ministria e Brendshme për të ndaluar një përplasje të mundshme mes PD dhe PS, pasi dy partitë mbajtën njëkohësisht fushatat elektorale dhe i ndante vetëm një bulevard.

Ndërkohë që kryetari i opozitës, Lulzim Basha mbylli takimin e elektoral në Sheshin Nënë Tereza dhe mbështetësi e tij po shpërndahen, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë fushatën në Sheshin Skënderbej.

Dhe uniformat blu kanë formuar një kordon për të parandaluar që mbështetësit e PD të shkojnë drejt Sheshit Skënderbej, ku po mban fjalën Rama, i cili ka zgjedhur ta çelë fushatën pa simpatizantët e saj por vetëm me kandidatët për deputetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edona Bilali, është kandidatja e parë që do startojë fushatën

PS nis fushatën me kryesuesen e listës në Shkodër: Me PS për…