Koronavirusi vijon të rrëmbejë të tjera jetë, ku një 27-vjeçare nga Berati ka humbur betejën me sëmundjen.
“News 24” raporton Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.
Edhe më të trishtë këtë histori e bën fakti që e reja priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndahu nga i fejuari dhe familja e saj në një moshë shumë të re. 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo e mërkurë ka qenë ditë zije për familjarët, miqtë, e të afërmit e Ariolës, të cilët e përcollën të renë për në banesën e fundit.