MENU
klinika

"Kërkon solidaritet njerëzor"

Përplasja e Metës me policinë/ Rama: Një shfaqjeje klinikisht e rëndë

13.03.2021 - 11:54

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot përplasjen që kishte një ditë më parë Presidenti Ilir Meta me forcat e policisë Bashkiake në zyrat e FRD-së në Tiranë.

Rama tha për gazetarët: “Më lejoni mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë jo vetëm që ka qëllime dukshëm të rënda”.

Përplasja

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një përplasje të pazakontë me efektivët e Policisë Bashkiake, që sipas kreut të shtetit dhunuan kryetarin e FRD-së, Sali Shehu dhe e penguan këtë të fundit të hynte në zyrën e tij.

Ndërkohë që Policia sot shpalli në kërkim dy persona, që u përfshinë në konflikt me efektivët e Policisë një ditë më parë.