MENU
klinika

NBA

Philadelphia mbron kreun, Lakers mposhten sërish

22.03.2021 - 10:27

Vijon lufta për vendet e para në të dyja konferencat e NBA. Philadelphia ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 101-100 ndaj New York, ndeshje e vendosur në kohën shtesë. Një sfidë me rivalitet dhe emocione deri në sekondën e fundit, ku për Philadelphia u dalluan Milton me 21 pikë e Harris me 20.

Mungesa e James dhe Davis ndikon te skuadra e Los Angeles Lakers, që u mund 111-94 nga Phoenix Suns. Chris Paul realizoi një “triple double” (11 pikë, 10 rebound, 13 asist), ndërkohë që dy shënuesit më të mirë për Suns ishin Ayrton e Booker me nga 26 pikë secili.

Vijon momenti i mirë për Brooklyn Nets, që mundi 113-106 Washington Wizards, sfidë ku diferencën e bënë Irving me 26 pikë e Harden me 26. Në sekondat e fundit fiton Oklahoma City Thunder, që mundi 114-112 Houston Rockets (Dort 23 pikë), ndërsa Boston Celtics fitoi 112-96 ndaj Orlando Magic (Brown 34 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN