MENU
klinika

NBA

Philadelphia rrezikon kreun, Suns forcë e dytë në Perëndim

31.03.2021 - 09:26

Komplikohet situata në Konferencën e Lindjes në NBA. Philadelphia është mundur në transfertë 104-95 nga Denver Nuggets, duke rrezikuar kreun tashmë, pasi Brooklyn Nets është vetëm një hap pas.

Ndeshje ku te Philadelphia mungoi lojtari lider, ndërsa për Denver u dalluan Murray me 30 pikë e Porter me 27 pikë. Tashmë Philadelphia shkon në 15 humbje, por aq sa kanë edhe Nets dhe ndodhen me pikë të barabarta në Lindje.

Humbet edhe skuadra pretendente në Perëndim, Los Angeles Clippers, që u mund në shtëpi 103-96 nga Orlando Magic. Edhe pse Leonard realizoi 28 pikë, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për miqtë u dallua Okeke me 18 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera, ekipi i Charlotte Hornets triumfoi 114-104 ndaj Washington Wizards, takim ku shkëlqeu Rozier me 27 pikë. Ndërsa Phoenix Suns mposhti 117-110 Atlanta Hawks, sfidë ku diferencën e bëri Saric me 20 pikë. Suns përforcojnë pozitat në vendin e dytë në Perëndim, duke qenë skuadra e dytë më me pak humbje në të dyja konferencat pas Utah Jazz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN