MENU
klinika

Formula 1

Plani B i Liberty Media me 2 pista rezervë

23.03.2021 - 13:30

Këtë fundjavë do të nisë sezoni 2021 në Formula 1 dhe objektivi i Liberty Media, kompania që merret me organizimin, është të organizojë 23 gara, një rekord për këtë sport.

Edhe pse emergjenca në gjithë botën për shkak të pandemisë Covid-19 është ende e pranishme, sërish drejtuesit e Formula 1 duan që këtë vit të çojnë deri në fund projektin e nisur. Kalendari i garave është modifikuar pas disa problemeve fillestare dhe është përshtatuar më së miri, me shpresën që të mos ketë më asnjë ndryshim deri në fund.

Gjithsesi, nuk përjashtohen ndryshime të “minutës së fundit”, që mund të vijnë si pasojë e koronavirus, ku në pikëpyetje janë ende garat e Japonisë dhe Singaporit, pra dy garat aziatike. Për të evituar çdo të papritur dhe për të mbyllur sezonin me 23 gara, Formula 1 ka gati dy pista rezervë, për t’i përdorur në rast emergjence.

Bëhet fjalë për dy pistat gjermane të Nurburgring dhe Hockenheim, që këtë vit nuk janë përfshirë në kalendarin e garave. Këto dy pista do të përdoren në rast se do të jetë e nevojshme. Drejtuesit e dy pistave gjermane janë shprehur të gatshëm për çdo rast. Liberty Media kërkon që asnjë gjë mos ia lërë rastësisë, duke pasur plan B dhe C.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’