MENU
klinika

Ndeshja në “Air Albania”

Portieri i Anglisë vendosi rekord ndaj Shqipërisë

29.03.2021 - 20:31

Me suksesin 2-0 ndaj Shqipërisë, Anglia vazhdon të koleksionojë rezultate pozitive të vazhdueshme teksa tashmë është ngjitur në 6 pikë në grupin e kuqezinjve. Por, ka pasur edhe një tjetër shifër që ka gëzuar portierin Nick Pope.

Sipas raportimi të “Opta”, 28-vjeçari numëron 6 ndeshje me kombëtaren dhe nuk ka pësuar ende asnjë gol. Këtë nuk e ka arritur askush më parë në historinë e Anglisë dhe Pope duhet të jetë krenar për këtë.

Gjithsesi, gardiani i Burnley mund të kishte mos arritur këtë rekord nëse Uzuni do të kishte kalibruar këmbën e tij te ai rasti përpara porte. Por fati ishte me Pope, sepse gjërat mund të kishin shkuar ndryshe edhe për ekipin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kualifikueset e Botërorit 2022

Reja dhe kuqezinjtë: Anglia bëri diferencën!