MENU
klinika

"Jemi pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor! Dozat e vaksinave…"

Presidentja KE-së zbulon detaje nga biseda me Ramën

27.03.2021 - 17:31

Pas bisedës telefonike të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen.

Në një postim në Tëitter, Ursula von der Layen ka zbuluar se vaksinat që do t’i jepen rajonit tonë do të shpërbejnë për vaksinimin e punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve në nevojë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Lajm i mirë, së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer"

Rama zbardh telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian