MENU
klinika

Edona Bilali, është kandidatja e parë që do startojë fushatën

PS nis fushatën me kryesuesen e listës në Shkodër: Me PS për…

25.03.2021 - 18:30

Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, është kandidatja e parë që e startojë fushatën zyrtare të PS.

Bilali e nisi fjalën e saj me një kritikë për qeverinë, e cila sipas saj, nuk ka bërë aq sa duhet për Shkodrën.

Ajo shtoi, se i është bashkuar familjes së madhe socialiste, për transformimin e Shkodër, ashtu sipas saj, ka ndodhur edhe me Korçën dhe Vlorën.

“Unë e pranova sfidën, sepse e dua Shkodrën dhe kam dashur që politika të sillej më mirë me Shkodrën, e kam fjalën edhe për PS, sepse edhe ajo ka pjesën e saj të borxhit për këtë qytet.,. Shkodra është unike, i ka të tëra, lumin, liqenin, detin dhe malin. Ka ardhur koha të besojmë PS, për t’u bërë edhe Shkodra, si Korça, Vlora, që janë transformuar. Ndaj miqtë e mi shkodranë, ju them kurajo sepse e keni vetë në dorë të bëni Shkodrën të ardhmen tonë, ashtu siç e gjithë Shqipëria”, tha Bilali.

Kandidati i PS që erdhi nga Londra: Opozita nuk e meriton në asnjë mënyrë një shans tjetër! PS ka shumë për të ofruar

Kandidati i PS për Dibrën, Lavdërim Krashi, i cili erdhi nga Londra, ku punonte në bashkinë e kryeqytetit britanik, foli në nisje të fushatës elektorale të PS, në Sheshin “Skënderbej”. Krashi tha se PS meriton mandatin e tretë, pasi sipas tij, pavarësisht të metave dhe gabimeve, ka shumë për të ofruar për Shqipërin.ë

“Ne duam që një ditë të jemi në Shqipëri. E dimë të gjithë se sa bukur është ta thuash apo ta dëgjosh këtë, por e dimë se sa e vështirë është që Shqipëria jonë të bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Por, siç thoshte Nënë Tereza jonë e madhe “Ndiz një qiri, në vend që të mallkosh”. Të gjithë ne duhet të punojmë, që ta bëjmë Shqipërinë vendin e shqiptarëve. Unë jam këtu për të kontribuar modestisht për Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, në mënyrë që vendi im të bëhet vendi ynë, e ardhmja e fëmijëve të saj. Në këtë skuadër të fortë këtu, do ta bëjmë gjithë Shqipërinë vendin për të gjithë neve. Me punë këmbëngulëse, duke besuar e mbështetur njëri-tjetrin, por mbi të gjitha duke ndihmuar Edi Ramën për të përballuar sfidat që kemi përpara. Ata nuk e meritojnë një shans tjetër në asnjë mënyrë. PS meriton mandatin e tretë, sepse me gjithë te metat dhe gabimet e saj, PS ka shumë për të ofruar për Shqipërinë tonë”, tha Krashi.

Aktori i njohur Petrit Malaj, kryesues i listës së qarkut të Kukësit për PS: Ja pyetja që i shtrova kryeministrit para se të pranoja propozimin dhe garancia që më dha

Aktori i njohur, Petrit Malaj, në këto zgjedhje elektorale është kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit. Ai tha, se para se të pranonte propozimin e kryeministrit Edi Rama, i ka bërë vetëm një pyetje, të vazhdojë më tej zhvillimin e qarkut të Kukësit.

“Edi Rama më ftoi për të marrë pjesë në këtë skuadër, më ftoi për të përfaqësuar Tropojën. I kërkova vetëm një garanci, që ndryshimet që kanë ndodhur në Tropojë, Kukës, Has, do të vazhdojnë përsëri. Ai ma garantoi këtë gjë dhe unë mjaftohem me fjalën e tij sepse Edi është person i fjalës edhe i punës. Qarku i Kukësit do e votojnë Ramën sepse është i punës. Edhe unë do ia kërkoj votën për këtë njeri të punës. Këtu është mbledhur puna e të gjithë të rinjve, në pasionin e ambicien e ndryshimit të mëtejshëm të vendit tonë. Rama do e çojë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ka shumë për të bërë, do vazhdojmë punën që Shqipëria të bëhet e ardhmja e fëmijëve tanë”, tha Malaj.

vijon…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në sheshin “Skënderbej” vetëm kandidatët për deputetë

FOTO-LAJM/ PS nis fushatën pa militantë