MENU
klinika

Pesë arsye

Pse duhet t’i ktheni paratë tuaja në ar, aksione ose kriptovaluta

17.03.2021 - 09:24

Paraja dhe menaxhimi i parave është një temë e ndjeshme për shumicën e njerëzve. Për këtë arsye shumë janë të prirur të paragjykojnë dhe mënyrën tradicionale të të menduarit për ruajtjen e kapitalit. Edhe pse shumica e njerëzve ende preferojnë të mbajnë lekë kesh ose të investojnë në pasuri të paluajtshme, zakonisht e veçcanërisht tani, këto nuk përbëjnë zgjidhjet më të mira për ruajtjen e vlerës së kapitalit tuaj.

Në një kohë kur për shkak të krizës së Covid19 dhe nevojës për të siguruar likuiditetin e nevojshëm, shumica e bankave qendrore në botë po “printojnë” para të reja të cilat “i pompojnë” në sistem, kjo sjell pashmangshmërisht një rënie në vlerën relative të parave.

Për herë të parë, ky është rasti me pothuajse të gjitha monedhat kryesore në botë. Kjo është një nga arsyet kryesore pse, përkundër krizës ekonomike dhe ngadalësimit të zhvillimit të ekonomive të botës, aksionet e shumicës së kompanive më të mëdha në botë kanë regjistruar rritje të konsiderueshme në vitin e fundit.

Megjithatë, nuk flasim vetëm për aksionet; investitorët janë në panik dhe “po ju largohen” parave kesh duke ju drejtuar gjithçkaje që është më rezistente ndaj inflacionit të ardhshëm dhe sasive më të mëdha të kartëmonedhave në qarkullim.

Së fundmi, përveç aksioneve siç e thamë më sipër, ari ka qenë gjithashtu në vëmendje të investitorëve (si një instrument financiar tradicional i mbrojtjes nga inflacioni), por edhe kriptovalutat, të cilat duken gjithashtu si një zgjidhje e mundshme dhe konkurrencë serioze për arin.

Cilat janë arsyet për të investuar në instrumente më të sigurta?

Pikërisht për shkak të gjithë çka thamë më sipër, Limit Prime Securities, e specializuar në tregjet globale të kapitalit, rendit 5 arsye pse investitorët po i kthejnë paratë e tyre në këto tre instrumente më të sigurt të kursimit dhe investimit:

1. Zhvlerësimi i parave. Për shkak të “pompimit” të shumtë të pothuajse të gjitha monedhave kryesore në botë, sasia totale e parave do të rritet ndjeshëm, në një vëllim që nuk mund të mbulohet dot nga qeveritë për shkak të rritjes së ngadaltë ekonomike, kështuqë rezultati do të jetë një rënie drastike e vlerës së parave në krahasim me pasuritë e tjera.

2. Inflacioni. Inflacioni si pasojë e riprintimit të parave që nuk përkon me zhvillimin ekonomik. Ari dhe kriptovalutat aktualisht kryesojnë garën e instrumenteve financiare për mbrojtje ndaj inflacionit.

3. Deficiti buxhetor. Shumica e ekonomive në botë presin një deficit të madh buxhetor që do të duhet të mbulohet nga para të pompuara, gjë që do të rrisë më tej sasinë totale të kartëmonedhave.

4. Dividendët. Duke blerë aksione të kompanive të mëdha dhe të qëndrueshme, përveç mbrojtjes nga rënia e vlerës së parave, ju gjithashtu fitoni të drejtën e pagesës së dividendit, dmth çdo vit merrni edhe ju një “pjesë të tortës” nga fitimi që kompania u shpërndan aksionerëve.

5. Më fitimprurës sesa investimi në pasuri të paluajtshme. Për shkak të inflacionit të pritur, bankat nuk do të jenë në gjendje të japin kredi afatgjata, gjë e cila do të dëmtojë më shumë tregun e pasurive të patundshme, të cilat mbështeten më së shumti në kreditë afatgjata. Për këtë arsye, konvertimi i parave në pasuri të paluajtshme nuk rekomandohet në këtë kohë.
Këto janë vetëm disa nga arsyet pse duhet të investoni në instrumente më të sigurta megjithatë duhet të merrni parasysh edhe disa faktorë të tjerë. Edhe pse pritet të ndodhë, recesioni nuk ka filluar zyrtarisht, ndaj për këtë arsye nuk jeni ende vonë për t’i kthyer paratë tuaja në kursime më të sigurta ose instrumente investimi.

Shumë investitorë të mëdhenj janë kundër mbajtjes së parave kesh dhe pro investimit në instrumente financiare, të tilla si ari, aksionet ose kriptovalutat. Varet nga ju cilin instrument do të zgjidhni por sikurse Ray Dalio, një investitor me famë botërore ka thënë, edhe ne jemi të mendimit se “Cash is Trash”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analizë/ Përgjigjia është e komplikuar

A do të bëhet Bitcoin ‘ari i millenials-ve’?

Nga Russian Today/ Mirupafshim tubim bitcoin?

Bitcoin në javën më të keqe në pothuajse një vit

Vetëm katër kompani në SHBA vlejnë sa bitcion

Bitcoin shënon rekord, arrin vlerën 1 trilion dollarë