MENU
klinika

Ligji i çuditshëm...

Puthje në publik? Dënim ekstrem në Evropë!

09.03.2021 - 13:05

         Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli, Itali, puthja në publik u ndalua me ligj, madje deri në dënimin me vdekje.

Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje.

Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik, përcjellin mediet italiane. Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë.

Claire Danes and Leonardo DiCaprio in ROMEO AND JULIET (1996)

Ky duket të ishte vetëm fillimi, për historinë e ndalimit të puthjeve në publik.

Në vitin 1910, në Francë po ashtu u ndaluan puthjet në stacione, me gjykimin se puthjet po vononin mjetet e transportit.

Përgjatë historisë, kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave.

Në Britani të Madhe, në vitin 1439, mbreti Henry VI ndaloi puthjen, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretëri.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit