Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqdonisë së veriut që të regjistrohen online në censusisn e popullsisë.
Rama shpejgoi se si kjo procedurë vetëm 5 min online ka rëndësi jetike për shqiptarët atje , të drejtat e tyre dhe përfaqësimin në pushtet.
Rama: Motra dhe vëllezër shqiptarë , sot duhet të jeni krenar për sa shumë keni arritur për të drejtat tuaja në shtetin fqinj. E mira nuk ka fund, deri dje atje shqiptari trajtohej si kategori e dytë.
Platforma e Tiranës është një faqe e ndritur e luftës së gjatë për lirirtë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Politika e ditës, ashtu si kudo po ju ndan dhe juve, por s’duhet tju pengojë të shihni identitetin tuaj, si kauzë e mbi të gjitha kauzat, sot është momenti kur asnjë prej jush , asnjë i vetëm, nuk duhet të mungojë në regjistrimin e ri të shtetit të Maqedonisë të Veriut.
Ky regjistrim bëhet pas shumë vitesh nga ata që nuk donin numërim,e që nuk lanë dy gurë bashkë për ta lënduar kauzën e identitetit shqiptar në atë shtet.
Ju e dini më mirë se kushdo ,s e nr i shqiptarëve të regjistrues varet fuqia kushtetuese në atë shtet dhe ne vendimmarrjen. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe te dilni në mal, por të harxhoni vetëm 5 min që të shkruani në këtë adresë, të mbroni gjuhën që ua dha baba.
Miq ne shqiptarët kemi një problem të madh që nuk vlerësojmë peshën e madhe e një zinxhir gjërash të vogla, mendojmë për fitoret e mëdha, por humbim ato të voglat, prandaj ka ndodhur jo rrallë që jemi zgjuar me vonesë dhe kemi pësuar kosto të madhe.
Pra nëse ju do humbi këtë betëjë 5 minutëshe, Nesër kostoja e madhe e kësaj do ketë shumë e madhe, prandaj uluni dhe kryejeni këtë, duke u regjistruar me krenari si shqiptar në Maqedoninë e veriut.