Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur ashpër kryeministrit Rama, pasi ky i fundit ironizoi me të dhe me kandidatin tjetër Mark Markun.
Gjekmarkaj e cilëson sulm në shtëpinë e tij nga Rama, teksa thotë se kryeministri gënjen gjithmonë.
Kandidati i PD ironizon me Ramën duke thënë se nuk ka mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet.
Ai e garanton Ramën se ligjin për Arsimin e Lartë, qeveria e Bashës do e rrëzojë që në ditët e para, dhe do e bëjë një ligj shumë më të mirë.
STATUSI NGA AGRON GJEKMARKAJ
Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist ! Rren kur flet , rren kur hesht , rren kur eshte i gezuar , rren kur eshte i merzitur por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande! Do ja rrezojne ne ditet e para te Qeverise Basha , do e bejme siç duhet , bashkekohore , me universitetet ze i pare , jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj , per ti ngritur ato ku i kerkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e rrezojne njerzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut !
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se Marku dhe Gjekmarkaj s’kanë asnjë lidhje me Lezhën përveç origjinës, dhe faktit që emri i tyre mund të jetë në parlament pas 25 prillit.
Ai i cilëson dy pedagogët dhe analistët, si personazhe groteske, ekstremistë dhe reaksionarë.
‘’Skuadër jo përfaqësuese, me dy personazhe groteskë, që i njeh gjithë populli shqiptar pëmes salloneve, klubeve të natës mediatike. Dy personazhe ekstremistë, në çdo aspekt të retorikës së tyre, të menduarit. Dy reaksionarë që e kanë kundërshtuar Reformën në Arsim duke qenë pedagogë. Kanë mbajtur ndezur flakadanin e tifozllëkut. S’kanë asnjë lidhje me Lezhën përvec origjinës. S’kanë çfarë i sjellin përveç emrin e tyre në parlament. Pastaj skuadra tjetër është qamet më vete. Tek skuadra e Monikës, duhet kuptuar se PD është alternativë sado e lodhur, e vjetëruar dhe e marrë peng, në këtë moment të historisë, prap mbetet parti politike që është aty. ‘’- tha Rama.