MENU
klinika

“Rruga e Arbrit sot realitet”

Rama: Është investuar si asnjëherë, në Lezhë, Pukë…

07.03.2021 - 11:47

Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të diel në qytetin e Lezhës, në një bashkëbisedim me qytetarët. Gjatë bisedës me to, Rama u ndal në investimet e bëra në këtë zonë.

Rama theksoi se fillimisht prioritet ishte bregdeti i detit Jon, duke qenë se sipas tij, ajo ishte lënë në harresë. Po ashtu kryeministri theksoi se investimet e bëra në detin Jon, janë në dobi të mirëqenies së qytetarëve në të gjithë vendin.

Ndër të tjera, kryeministri u ndal dhe tek rrugët, ndër të cilat renditi “Rrugën e Arbrit”, që sipas tij sot është një realitet.

“Janë bërë investime pa strategji, investime të bëra për të ruajtur balanca në dukje, por në fakt nuk nxisnin zhvillimin përmes burimeve më të pasura në potencë dhe me investime që nuk kishin një logjikë të hapave. Pse po investohet sot këtu? Dhe pse kjo që po investohet këtu është e rëndësishme për atë që do të vijë nesër për të gjithë. Ne kemi vendosur fokus në vijën bregdetare. Po të shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi dhe ka një arsye pse mungojnë këto komponentë. Nëse disa investime janë bërë në zonën e bregdetit Jon, ka qenë në prapambetje të madhe, por atje kemi rritjen ekonomike, punësimi, mirëqenien për të gjithë vendin. Nga ana tjetër, sa i përket kësaj zone, nëse do i quajmë jo kapitale investimet e bëra, elementi kyç që lidhet me strategjinë e zhvillimit është aksi, rruga, Balldren-Milot dhe Fier, duke kaluar sigurisht përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Është pjesë patjetër dhe aksi Milot. Është investim kolosal. Nuk e kemi finalizuar akoma me një kontratë. Gara e hapur për realizimin e kësaj kontrate, që u përfol si një garë e paracaktuar, faktikisht nuk nxori fitues, sepse kompania që u përfol se e mbylli pazarin me qeverinë, nuk përmbushi pikat e duhura. Gara do të hapet shumë shpejt. Nëse shihni balancën e investimeve, në funksion të balancave turistike, ne kemi investuar si asnjëherë më parë në Tropojë, Pukë, Malësinë e Madhe, Dibër. Duke bërë realitet “Rrugën e Arbrit” që ishte një ëndërr ndërsa sot po realizohet dhe patjetër që kemi investuar jo pak në zonën e Lezhës. Nëse shohim Lezhën si Lezhë të shkëputur nga skema e infrastrukturës kombëtare, kemi investuar shumë. Nga një ide që u bë pjesë e programit Korridori Blu. Hyri po në këtë term në rajon. Në këtë pikë kemi akoma një borxh të pashlyer me të gjithë zonën, por do e shlyejmë me rihapjen e garës dhe do të kemi kompanitë e duhura që konkurrojnë dhe do të bëjnë realizimin e këtij projekti. Në pjesën brenda janë bërë shumë investime. Ka një investim që është në sasi shumë i konsiderueshëm, investimi për ujin e pijshëm. Më në fund, këto do të jenë zgjedhjet e fundit kur do të flitet për ujin”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndikimi në zhvillimin e zonave

Gati në mars, Rruga e Arbrit pa pagesë