Kryeministri Edi Rama ka prituyr sot në Aeroportin “Nënë Tereza” 192 mijë doza të vaksinës kineze “Sinovac”.
Rama deklaroi se që ditën e nesërme Shqipëria është e gatshme të presë në Kukës të gjithë mjekët e Kosovës për t’i vaksinuar, ndërsa i gjithë procesi mund të zgjasë 20 ditë.
Rama: Kemi vendosur qershorin si një afat maksimal, por kemi marrë masat që të realizojmë vaksinimin e gjysmë milioni qytetarësh brenda majit.
Objektivi përfundimtar është që brenda pranverës së ardhshme të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë e vaksinueshme. Më pas të përmbyllim këtë luftë as më shumë dhe as më pak, me shumicën e vendeve të BE-së.
Ne sot kemi mundësi që t’i japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës. Jemi gati menjëherë që nesër të nisim vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës. Brenda 20 ditësh maksimumi duke pasur parasysh ritmin e ardhjes së tyre në Kukës. Nëse ata duan ta përshpejtojnë procesin mund të bëhet në një kohë shumë më të shpejtë.
Sëbashku me Ministren e Shëndetësisë kemi diskutuar dhe ka marrë masat që procesi i vaksinimit të fillojë sapo vaksinat të kalojnë procedurën e regjistrimit dhe shpërndarjes në të gjithë territorin. Të krijojmë një orar të përshtatshëm vaksinimi deri në mesnatë dhe nëse e është e nevojshme ta bëjmë edhe me tre turne.
Që të kemi brenda periudhës që fola të vaksinuar të gjithë shqiptarët mbi moshën 60 vjeç është pjesë e ambicies sonë. Objektivat vendosen pa marrë parasysh çfarë mund të ndodhë e paparashikueshme, se ne shqipot nuk i llogarisim, po vendosim fundin e qershorit për horizontin fundor, por bindja ime është që në të gjitha rastet brenda majit ta mbyllim këtë pjesë të procesit.