MENU
klinika

Ja sa qytetarë synohen të vaksinohen deri në verë

Rama: Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit…

25.03.2021 - 16:14

Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria ka nisur bisedimet për të sjellë në vendin tonë fabrikën e prodhimit të vaksinave “Sinovac”.

Deklarata vjen në një ditë kur në vendin tonë mbërritën nga Turqia, 192 mijë doza të vaksinës kineze.

“Më vjen shumë mirë që sot jemi këtu së bashku për një moment shumë të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë. Përpara se të jap shpjegime për dozat e reja që sapo kanë zbritur në vendin tonë. Dëshiroj të ndaj me ju një tjetër lajm të mirë, kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë që aktualisht është një ndër më të mëdhatë farmaceutike në botë. Kompania që bën edhe distribucionin e vaksinës “Sinovac” dhe është prodhuese e shumë produkteve të tjera farmaceutike. Me këtë kompani kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për këtë moment por të ardhmen.

Një fabrikë prodhuese që do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin  e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë pikë referimi për prodhime të cilësisë së lartë. Sot sjellim në Shqipëri 192 mijë doza, dhe brenda 60 ditësh, por me një kalendar më të shpejtë në do të kemi 1.2 milionë doza plus. Menjëherë të shtrijmë vaksinimin në të gjithë territorin dhe të nisim një proces shumë intensive vaksinimi. Objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, të kemi vaksinojmë gjysmë milioni shqiptarë. Kemi vendosur vijën e objektivit në afatin e brenda qershorit”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi...

Mbërrijnë në Rinas 192.000 dozat e para të vaksinës kineze