MENU
klinika

Reagon pas “OK” të EMA-s për AstraZeneca-n

Rama: Këpusim sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve

18.03.2021 - 19:56

Kryeministri Edi Rama reagon pas konfirmimit të Agjencisë Europiane të Barnave për sigurinë dhe efektshmërinë e vaksinës AstraZeneca.

Rama thotë se tashmë do të vijojë vaksinimi masiv, deri sa të dalim nga “tuneli i pandemisë”.

Italia dhe Franca ishin dy shtetet e para që rinisën procesin e vaksinimit me AstraZeneca, pas konfirmimit të EMA.

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA

Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, shkruan Rama në Facebook.