MENU
klinika

Në konferencë pas dorëzimit të listave

Rama: Nën drejtimin e Fatos Nanos ishte pikë referimi, unë jam përpjekur ta thelloj këtë bindje!

09.03.2021 - 13:51

Kryeministri Edi Rama, në daljen e parë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit, thotë se ai është përpjekur të thellojë më tej bindjen se nën drejtimin e Fatos Nanos, PS-ja ka qenë pikë referimi për vetëndryshimin.

“Partia Socialiste nën drejtimin e Fatos Nanos e pati pikë referimi vetë ndryshimin. Gjatë gjithë periudhës së drejtimit tim, jam përpjekur ta bëj më të thellë këtë bindje. Jam i bindur që kjo është e vetmja mënyrë për çdo parti, për të mos u kthyer në forcë që rrezton vetëm veteveten, dhe jo shoqërinë”, tha Rama pak më parë.

Më tej, kryeministri komentoi dhe listat e PD-së dhe të LSI-së. Sipas tij, lista e Bashës është lista e afirmimit të fosilizimit, ndërsa ajo e Kryemadhit është listë e SPAK-ut dhe OFL-së.

“Skuadra e PD është, është …. pffff. Zhgënjyese dhe për mua. Nuk besoj se ky ishte maksimumi që mund të bënte PD. Pavarësissht situatës ku ndodhet për shkak të një lidershipi pa karakter dhe pa forcë. Nuk besoj që perimetri i influencës së PD të jetë aq i ngushtë. Dhe që PD të mos ketë mundësi të ofrojë më shumë sesa kaq. Nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, lista e PD është afirmimi i fosilizimit.

Ndërsa për listën e LSI nuk dua të humbas kohë. Ajo është lista e SPAK-ut dhe e OFL-së. Nuk kishte si të ishte ndryshe. Më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që nuk i përkasin këtij kategorizimi, por janë thjesht enturazi i një mezeje me karkaleca të Monikës. Afirmim i një katandie keq e mos më keq. I një force politike që ka luajtur rolin e saj në proceset demorkatike në Shqipëri. Sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e Presidentit, dhe shet dokrra”, shtoi kryeministri Edi Rama.