Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm mbrëmjen e sotme, ku ka njoftuar se ditën e nesërme do të nënshkruhet memorandum për TEC-in e Vlorës.
Ai tha se ministrja Belinda Balluku do ta nënshkruajë marrëveshjen me amerikanët në Houston dhe kështu porti i Vlorës do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin.
“Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës është në udhëtim për në Houston ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për futjen e Exo Mobile për TEC-in e Vlorës, që do të kthehet në një TEC për gazin e lëngshëm dhe Vlora do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin përmes kësaj aleance me amerikanët.
Është një projekt i nisur me administratën e Trump dhe është ndjekur qysh në fillim dhe me administratën e re amerikane nesër konkludojmë këtë projekt.
Bëhet fjalë për një kalim në një nivel tjetër në aspektin energjitik dhe për rilindjen e një tjetër gërmadhe të lënë pas nga ata që duan të vijnë prarë”, tha Rama në “Real Story”.