MENU
klinika

"Te PD, partia është mbi shëndetin e njerëzve, kurse…"

Rama nis fushatën me kritika për opozitën: Njerëzit kanë para dy kartolina!

25.03.2021 - 19:16

Gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës zgedhore kryeministri Edi Rama ka komentuar fushtën elektorale të Partisë Demokratike. Rama tha se PD ka partinë mbi shëndetin e njerëzve, ndërsa në PS mbizotëron e kundërta.

Rama: Prandaj jemi bashkë që vuajtjet ti kalojmë bashkë edhe pse ne këtë rast unë jam sidoqoftë në këmbë duke lëvizur kurse ju do vazhdoni të qëndroni ulur. Sot ne nisim fundin e një fushate që nuk ka ndaluar në asnjë moment që nga dita që kemi marrë mandatin tonë të marrë sepse ndryshe nga ndodhte në të shkuarën ne që prej ditës së parë kemi qëne në lëvizje të vazhdueshme dhe në përpjekje të vazhdueshme pa pushim.

Sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhje të 25 prillit dhe jemi këtu sëbashku për të respektuar me mish e me shpirt këtë moment ku demokracia na imponon të dalim para popullit, themi çafër në mendojmë se kemi bërë dhe të ndajmë më ta atë që ne mendojmë se duhet bërë.

Sot, ne që jemi mësuar të kalojmë përmes këtyre detyrimeve, jemi faktikisht çuditshëm sepse e tillë është koha. Ndryshe nga herët e tjera jemi këtu duke bërë përpjekjen tonë serioze që ndërkohë që bëjmë detyrën të respektojmë edhe rregullat e kësaj kohe. Bëjmë shumë mirë ashtu si besoj se në këtë veçori të paparë më parë dhe të papërsëritshme uroj që në të ardhmen ta shohim si një moment që na jep mundësinë të bëjmë një fushatë ku jo vetëm flasim por edhe dëgjohemi,. Ku fjala peshon shumë më tepër sesa gjetja e saj përballe një turme të madhe dhe ku njerëzve u jepet mundësia atë ndjekin me qetësi atë që ne themi. Kjo është një sfidë në vëtë dhe besojmë se këtu mund të bëjmë një dallim shumë të madhe që po e bëjmë edhe sot e sonte. Ne dhe ata sonte u kemi venë para syve njerëzve dy kartolina, Në një ekran televizori të ndarë dhe mjafton të shohësh kartolinat për të kuptuar dhe degjuar që na ndan ne dhe ata në mënyrën e të qenit edhe marrëdhënien me njerëzit dhe shtetin. Këtu ka respektin për shtetin dhe ligjin, rregullat që  kemi vëne të gjithë sëbashku dhe i kemi pranuar dhe që mbi të gjitha njerëzit e zakonshëm i kanë pranuar dhe zbatuar ditë për ditë.

Atje nuk ka respekt për shtetin, ligjin, rregullat, njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës sonë. Fytyrua e fushatës së tyre është krejt tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore familjare. Atje sundon papërgjegjshmëria, në atë kartolina e tyre. Këtu shëndeti i njerëzve është edhe një herë si cdo ditë mbi gjithçka tjetër mbi partinë patjetër. Ndërsa atje partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edona Bilali, është kandidatja e parë që do startojë fushatën

PS nis fushatën me kryesuesen e listës në Shkodër: Me PS për…