MENU
klinika

Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri

Rama prezanton programin “Drejtësia që duam”

03.03.2021 - 10:29

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin “Drejtësia që duam”, duke theksuar se zgjedhjet e 25 prillit lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri.

“Të gjithë ju motra e vëllezër, zgjedhës të çfarëdo kahje diskutoni përditë e më shumë me njeri-tjetrin për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 prillin që po afron. A duhet të më jepni mua dhe PS një mandat të tretë apo duhet të rimerrni në drejtimin e vendit ata që kanë qenë me vite aty deri para 42 muajsh. Në fakt ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe PS dhe mandati i 5 për Saliun, Lulin dhe PD. Pa haruarr se është dhe mandati i 5 për Ilir dhe Monikën, herë me PS, herë me PD, prapë me PS, prapë me PD, gjithnjë me të njëjtin avaz. Sa herë fitojnë ata shqipëria humb. Shqipëria është më mirë se dje, por ende ajo që ju doni dhe as ajo që unë dua. Prandaj kërkoj mandatin e tretë se po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu. S’mund t’i lëmë në mes këto punë. Nuk ka diskutim që kemi bërë progres në këto 7 vite, por ky progres nuk mjafton. Në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, siguri, në ekonominë e familjes së zakonshme shqiptare jo e jo. Ky progres mjafton për garancinë se ne e dimë ku duam të arrijmë. Jam i vetëdijshëm se në të gjitha fushat që lidhen drejtpërdrejt me jetën tuaj, me kujdesin për të sëmurët, apo të moshuarit ka akoma sa të duash probleme për të zgjidhur dhe halle për t’u adresuar, por dua që të gjithë së bashku të jemi të vetëdijshëm njësoj si për dritën e mëngjesit se teksa koha kalon, e ardhmja që duam nuk ndërtohet as me receta çudibërëse elektorale, apo as me rikthimin e fantazmave të së shkuarës në pushte. Por ndërtohet me besim të palëkundur tek Shqipëria dhe me punë të palodhur.
Sot duke rreshtuar temat për të cilat dua t’ju flas në vigjilje të nisjes së kësaj fushate dhe përpara shpalosjes së vizionit ‘Shqipëria 2030’ zgjodha të parën kryfjalën, një temë themelore që më duket se ka kaluar në plan të dytë së fundmi në bisedat tuaja. Mbase do çuditeni, por kjo temë nuk është as shëndetësia, as arsimi, as infrastruktura, as bujqësia, as turizmi, as ekonomia. Kjo temë është drejtësia. Më dëgjoni me shumë vëmendje ju lutem, këtë që po përpiqem t’ju them sot. Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për më shumë se një dekadë të tjerë. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që meriton dhe që ne shumica e sotme, PS duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua për fëmijët tanë pa dallim në radhë të parë. Jeni lodhur me padrejtësitë që vazhdojnë dhe me ndjenjën shkurajuese të pandëshkueshmërisë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër, veç bankës së të akuzuarve. Për zullumet që kanë bërë dhe që bëjnë edhe sot e gjithë ditën, sidomos për ata që kanë kostum, kanë kravatë dhe flasin e veprojnë nga maja të ndryshme, prej ku duken sikur janë të paprekshëm pavarësisht atyre që kanë bërë dhe që bëjnë. Por kjo lodhje sado njerëzore, e kuptueshme, e mirëkuptueshme madje, është sot këshilltari më i keq në rrugën për të arritur drejtësinë që duam. Madje ajo është vetë armiku numër 1 i të nesërmes së sigurt të drejtësisë sepse pikërisht kjo lodhje, kjo pakënaqësi mund t’ju çojë në drejtimin më të gabuar të mundshëm në zgjedhjen tuaj më 25 prill”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ultimatum nga Brukseli për pastërtinë e kandidatëve?

Edi Rama: Ndërhyrja ishte turpëruese! Si një derë që kërcet…