MENU
klinika

“Edhe sikur t’i bënim të gjitha, askush mos mendojë se s’do kishte emigracion”

Rama thumbon PD-LSI: Loja politike me shifrat e largimeve, neveri

08.03.2021 - 10:50

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin e tij për vendin, lidhur me çështjen e emigracionit, ndërsa tha se nëse qeverisja e tij fiton mandatin e tretë në 25 prill, Shqipëria do të jetë zgjedhja e parë e çdo shqiptari.

“Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara është vizioni im i mbështetur në një plan të mirëmenduar qeverisje e pune të këtij mandati të tretë të PS për ta kthyer me pasion e Shqipërinë e kësaj dekade në zgjedhjen e parë të cdo shqiptari”.

Rama vuri theksin tek sa kohë na ka marrë nga zhvillimi i vendit sherrnaja politike, ndërsa në fjalën e tij tha se sot Shqipëria mund të ishte të paktën si Kroacia. Megjithatë, duke iu referuar fenomenit të ikjes së shqiptarëve, Rama tha se as Kroacia nuk e ka ndalur dot emigracionin.

“Pa emigracionin Shqipëria do ishte e vdekur klinike, me qeverisje më të mirë e reforma më pak të vonuara e më shumë të menduara, edhe nëse do ishin evituar ato bamet e bumet e pambarimta që kanë pasur kulminacione të paimagjinueshme sot ne do kishim shkuar shumë më përpara, imagjinoni vet sa shumë kohë humbën duke vjedhur dritat, shpërdoruar ujin, lesh e li pronën, rrumpallizuar arsimin, lënë pas dore shëndetësinë, tribalizuar administratën e me rradhë.

Humbëm shanse të mëdha për krejt një gjeneratë, gjeneratën që lindi në 1990 si im bir i madh e u rrit në një vend kaotik ku fëmijët rriteshin me nota e diploma gjithnjë e më fallco, të rinjtë ata të tjerët që ishin e hynin në rrugën e jetës përpiqëshin duke bërë cudira nga ana individuale, të moshuarit plakeshin në inercinë e një jete ku rrofshin më të rinjtë në emiracion.

Sikur reformat që ne nisëm me vendosmëri e guxim të ishin nisur 27 vjet më parë, sot Shqipëria do ishte më e pasur, zhvilluar dhe më e drejrë se sa është sot.

S’do flisnim as për vetingun, as ujin që s’vjen ende 24 orë as për fijet e elektrikut që duhen zëvendesuar.

Por edhe sikur të gjitha këto t’i kishim bërë askush mos mendojë njeri se s’do flisnim as për emigracionin, askush mos mendojë se s’do kishte ikur njeri se jo s’do ishim bërë as Gjermani e as Francë, e megjithatë të rinjtë s’do i frenonte dot askush e s’do i mbante dot asgjë që të mertnin rrugët e botës për ta pasur sot e jo nesër atë që gjejnë në Gjermani e Francë.

Kontrasti do vijonte të ishte i fortë, do ishim bërë mbase pak a shumë si Kroacia por ja që diferenca që ka sot Kroacia me ne është që nuk e ka ndaluar emigracionin.

Ikja e forcave të reja të punes e trurit është shqetësim i madh kombëtar edhe në Kroaci për të mos përmendur të tjera vende që sot janë anëtare të BE.

Loja politike me shifrat e emigracionit si baltë për qeverinë në përpjekjen e dëshpëruar e të ulet për të krijuar idenë që po të iki kjo qeveri e poshtër shqiptarët do kthehen për të fjetur gjumë me Lulin e për të numëruar paratë bahskë me Monikën eshtë neveri, e po ashtu është shumë sekëlldisës fakti që në mjedisin tonë publik debati për këtë temë s’ka shkuar asnjëherë pëtrtej politikës së sherrit e baltosjes reciproke”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN